Telegrafi

Ambasada amerikane: Bëhuni gati të përfitoni 25 mijë dollarë

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një thirrje për të përfituar nga Fondi për Inovacion  prej 20 mijë dollarësh amerikan. Gjithçka nis më 1 mars 2018.

Këto mjete ndahen nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe ka për qëllim mbështetjen e projekteve të shkëmbimit.

“Bëhuni gati pjesëmarrës të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit! Fondi për Inovacion 2018 nis më 1 mars! Merrni pjesë për të fituar deri në 25,000 dollarë në mbështetje të projekteve të shërbimit nga pjesëmarrës aktualë dhe të mëparshëm të programeve të shkëmbimit. A keni projektin e duhur? Mësoni më shumë: alumni.state.gov/aeif“, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Telegrafi/