Ambasada amerikane në Shkup ka cicëruar në profilin zyrtarë në rrjetin social Twitter, duke shprehur habinë në lidhje me nismën për ndryshime në Ligjin e procedurës penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas cicërimave, ambasada thekson ndihmën që i ka dhënë Maqedonisë me Kodin e procedurës penale dhe se grupet e punës kanë shumë rekomandime, megjithatë ambasada surprizohet me amandamentet e propozuara, pikërisht në këtë kohë. Gjithashtu ambasada pyet përse vetëm kaq ndryshime dhe përse shpejtohet në këtë drejtim./Telegrafi/
US has assisted #Macedonia with Criminal Procedure Code for years; Working Group has many recommendations. 1/2
— U.S. Embassy North Macedonia (@USEmbassySkopje) March 30, 2016
Thus surprised by proposed amendments: why now, why the rush, why only these changes? #QuestionoftheDay 2/2
— U.S. Embassy North Macedonia (@USEmbassySkopje) March 30, 2016