Telegrafi

AMB 001 është motoçikleta më e re nga Aston Martin

Tre vite pas debutimit të motoçikletës AMB 001 i prodhuar nga Aston Martin dhe Brough Superior, këto dy kompani kanë prezantuar modelin e ri.

Fjala është për modelin AMB 001 Pro që debutoi në panairin EICMA në Milano, që ka fuqi më të madhe motorike dhe ka një aerodinamikë të përmirësuar dhe është inspiruar nga modeli Valkyrie AMR Pro, transmeton Telegrafi.

AMB 001 Pro është dizajnuar nga Aston Martin, ndërsa për zhvillimin e tij është kujdesuar Brough Superior që do ta prodhojë.

Motoçikleta ka një pamje agresive për dallim nga paraardhësi, por ka komponentë aerodinamike siç është spojleri i përparmë dhe bishti.

Kjo motoqikletë edhe e dedikuar për gara, dhe me një fjalë është kombinim i Aston Martin Verdant Jade dhe Photon Lime.

Motori me dy cilindra dhe 997 ccm ka një karroceri të aluminit dhe dizajn të ri të cilindrave për ftohje më të mirë.

Motori prodhon 225 kuaj-fuqi, që do të thotë ka 25 për qind më shumë fuqi sesa paraardhësi që kishte 180 kuaj-fuqi.

ABM 001 Pro do të prodhohet në vetëm 88 njësi dhe do të jetë plotësisht punë dore, e me prodhimin e tij do të merren inxhinierët në fabrikën e Brough Superior në qytetin francez Tuluz. /Telegrafi/