Telegrafi

Amazon zbret çmimin e Kindle Fire HD në 169 euro

Më herët, çmimi i Fire HD ishte 199 dollarë. Zbritja e kostos së tabletit të Amazon përputhet me atë të rivalit të saj Nook HD, i cili së fundmi e ka zbritur çmimin në 99 dollarë. 

Version i tabletit Kindle Fire HD me 8.9 inç ende shitet për 229 funta në Mbretërinë e Bashkuar, përkatësisht 269 euro në vendet tjera evropiane.

Prej debutimit të parë në treg, tableti i Amazon ka ofruar një vlerë të mirë për paratë, ndërsa strategjia e kompanisë është që të fitojë nga përmbajtja e shitur në tablet, më shumë se sa nga vetë pajisja. / Telegrafi /