Telegrafi

Amazon sjell modelin e ri të Kindle Fire HD për 99 dollarë?

Sipas TechCrunch, modeli i ri i tabletit të Amazon, Kindle Fire do të vijë në teknologjinë e ekranit HD, procesor TI, si modelet paraprake, ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç si dhe rezolucion prej 1280×800 pikselëve.

Me çmim kaq të lirë, Kindle Fire do të jenë në gjendje të konkurrojë më lehtë në tregun e tabletëve Android të cilët kushtojnë lirë, kryesisht modelet e prodhuesve jo shumë të njohur në Kinë.

Edhe pse mund të duket çmim jashtëzakonisht i lirë, drejtori i IDC Research, Tom Mainelli, thotë se një strategji e tillë është e arsyeshme. Për më shumë, firma e tij parashikon se tabletët Android për të parën herë do ta kalojnë dominimin e iPad. Dhe natyrisht, Kindle Fire i Amazon do të jap një kontribut të vlefshëm në këtë drejtim. / Telegrafi /