Telegrafi

Amazon shet 4 milionë Kindle Fire

Në listën e gjërave më të shitura gjatë muajit dhjetor kanë qenë pajisjet e Amazon, Kindle Fire, Kindle Touch dhe Kindle, ndërsa Kindle Fire është në vendin e parë të kësaj liste.

Megjithatë, Amazon nuk i ka ndarë kategoritë e shitjeve në mënyrë të saktë, kështu që ende nuk dihet sasia totale e Kindle Fire, mirëpo trendi po shkon ashtu siç edhe ishte parashikuar, rreth 5 milionë njësi të tabletit të famshëm të Amazon. / Telegrafi /