Telegrafi

Amazon revolucionarizon blerjet nëpërmjet internetit me ‘dhomën virtuale për të provuar rrobat’ (Foto)

Gjiganti i shitjeve përmes internetit, është duke e zhvilluar një aplikacion, me anë të së cilit blerësit mund të gjejnë veshjet më të përshtatshme për ta.

Pasi të ketë parë fotografitë nga rrjetet sociale, aplikacioni tregon se si duket veshja e caktuar në trupin e klientit të interesuar, transmeton Telegrafi.

Algoritmi përdor manekinin që ka formën trupore të klientit, të cilit ia veshe rrobat që kërkohen.

Bazuar në veshjet që i ka në fotografi, vendbanimin dhe klimën e caktuar, aplikacioni sugjeron veshjet më të përshtatshme. Klientët mjafton që t’i pëlqejnë, apo t’i largojnë zgjedhjet e veshjeve që bëhen për ta.

E ashtuquajtura ‘dhomë virtuale për të provuar rrobat’ pritet të revolucionarizojë blerjet nëpërmjet internetit, sepse kërkesat mund të jenë shumë konkrete dhe largohen mundësit për të marrë rrobe shumë vogla apo të mëdha. /Telegrafi/