Telegrafi

Amazon Prime publikon pamje të rralla nga hapësirat e Juventusit – aty ku shihet Ronaldo në dy rrethana të ndryshme

Amazon Prime ka konfirmuar se janë duke u xhiruar disa seri që bazohen te Juventusi në atë ku shihet edhe Cristiano Ronaldo brenda dhomës së zhveshjes dhe më shumë.

Ylli portugez natyrisht se do të ketë një rol të madh në atë dokumentar, e që do të jetë një përcjellje e edicionit 2020/21.

Këtë të martë, kanë filluar të publikohen pjesë të shkurta të dokumentarit që tregon detaje nga ambientet e Zonjës së Vjetër.

Që nga ardhja e Andrea Pirlos si trajner i Biankonerëve e deri tek transferimet e lojtarëve, siç ishte ai i Arthur Melos nga Barcelona.

Në atë dokumentar, në pjesë të shkurta të publikuara shihen Alvaro Morata, Ronaldo dhe Pavel Nedved në një humor mjaftë të mirë.

Por, ka edhe nga ato pjesë kur legjenda çeke shihet edhe mjaftë i nervozuar, së bashku me Rodrigo Bentancur. /Telegrafi/