Telegrafi

Amazon përgatit modelin e ri Kindle Fire

Megjithatë, më shumë detaje për tabletin e ri të Amazon do të jepen më 6 shtator, datën kur kompania ka njoftuar se do të mbajë një ngjarje ekskluzive për media.

Në anën tjetër, Apple po përgatitet të lansojë tabletin e saj iPad Mini, i cili thuhet se do të jetë gjithashtu me ekran 7.85 inç, me të cilin sigurisht se do të konkurrojë kundër modelit të ri të Kindle Fire.

Siç e dini, Amazon pati bërë bujë me tabletin e saj me ekran 7 inçësh, i cili kushton 199 dollarë, me të cilin kompania ka krijuar një kategori të re të tabletëve.  / Telegrafi /