Telegrafi

Amazon përgatit dy tablet të rinj

Sipas këtij raporti, Amazon është duke planifikuar të lansojë një model me ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, si dhe një tjetër me madhësi të ekranit me 10 inç.

Me siguri se në planet e Amazon për të lansuar tablet të rinj, ka ndikuar edhe popullariteti i Kindle Fire i cili është shitur në më shumë se 3.98 milionë njësi.

Sipas burimeve të DigiTimes, dizajni i ri i tabletëve të Amazon pritet të bëhet nga kompanitë e njohura si Quanta Computer dhe Foxconn Electronics. / Telegrafi /