Gjatë ditës së djeshme Amazon i ka hapur dyert e shërbimit të vet Amazon Appstore Developer Program, një vendi unik në të cilin paraqiten programuesit të cilët zhvillojnë aplikacione për Android, e të cilët dëshirojnë t’i shpërndajnë me anë të këtij kanali.
Për hyrje në dyqanin online të aplikacioneve Android në Amazon kompania do t’u paguajë 99 dollarë në vit, mirëpo për momentin të gjithë të interesuarve u ofron vitin e parë pa pagesë.
Për dallim nga dyqani Google Android Market, në të cilin futen të gjitha aplikacionet pa kontrollim paraprak, Amazon do të vendosë se cilat aplikacione do të kategorizohen në dyqanin e saj.
Sa i përket ndarjes së fitimit, Amazon do t’u jap programuesve 70 për qind, mirëpo programuesit nuk do të mund të përcaktojnë çmimin e vet aplikacionit. /Telegrafi/