Telegrafi

Amazon nxjerr “vrasësin” e iPad

Raportet e fundit thonë se tani është Amazon ajo që do të krijojë një tablet të ri, i cili vlerësohet si “vrasës” për iPad, dhe se i njëjti do të dalë në shitje gjatë muajit tetor.

Tableti i ri i Amazon do të bazohet në sistemin operativ Android, dhe i njëjti do të posedojë një ekran të ndjeshëm në prekje me 9 inç, ose nëse krahasohet, ekran pak më i vogël sesa ai i iPad.

Amazon do të lansojë tabletin e saj të ri në koordinim me lexuesit e saj elektronik Kindle, pikërisht në kohën e krishtlindjeve, thuhet sipas raportit.

Një përparësi e Amazon do të ishte promovimi i tabletit tek përdoruesit aktual të Kindle, si dhe tek miliona vizitorë online, të cilët zakonisht janë shumë të zënë duke blerë gjëra tek kjo kompani. / Telegrafi /