Telegrafi

Amazon ngacmon Apple duke krahasuar pajisjet tablet të dy kompanive

 Në reklamën e dalur sot në uebfaqen e kompanisë,  Amazon e krahason Kindle Fire HD me produktin konkurues nga Apple, iPad Mini. Siç duket, Amazon nuk ka plan të lejoj Apple që të vazhdoj me produktin e saj pa asnjë pengesë në rritjen e tregut të tabletëve.

Nëse shikoni uebfaqen e Amazon, do të shihni se Kindle Fire do të shitet për 199 dollarë në krahasim me iPad Mini i cili ka një çmim prej 329 dollarëve.

Në një strategji tipike marketingu, Amazon poashtu ka numëruar përparësitë e pajisjes tablet të saj duke i krahasuar ato me mangësitë e pajisjes tablet të Apple.  

Për ta bërë më interesante reklamën, kompania ka përdorur një thënie të marrur nga Gizmodo për të theksuar dallimin: “..tableti juaj 7.9 inç ka shumë më pak piksela se tabletët tjerë 7 inç në treg. Ju do të vlersoni një ekran më të keq, paguani më shumë dhe akuzoni të tjerët për kompromis?”.

Ky është hapi më i ri që ka ndërrmarur Amazon që nga raporti i javës së kaluar ndaj AllThingsD, ku ka deklaruar se e mërkurja ka qenë dita me më së shumti shitje që nga lansimi i pajisjes tablet më të re të saj, Kindle Fire HD. /Telegrafi/