Telegrafi

Amazon lanson tabletët e lirë Fire HD

Tabletët e rinj bazohen në sistemin operativ të Amazon, Fire OS 5, i cili është i ndërtuar mbi Google Android 5.1, ndërsa ekranet e tyre vijnë me IPS dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të tabletëve përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme në tabletin me ekranin prej 8”, dhe 32GB për modelin me ekranin 10”. Të dyja modelet mund ta zgjerojnë hapësirën e brendshme deri në 128 GB.

Të dy modelet do të fillojnë të shiten prej datës 30 shtator, përmes faqes zyrtare të Amazon. (Telegrafi)