Telegrafi

Amazon lanson Prime Music

Amazon Prime Music është shërbim pa pagesë i cili u mundësohet atyre që janë abonuar në Amazon Prime, dhe në të ju mund të dëgjoni me miliona këngë nga telefoni, uebi, laptopi apo tableti juaj.

Shërbimi i ri muzikor i Amazon nuk përmban reklama, dhe lëshimi i muzikës në të është i pakufizuar.
Prime Music do të jetë në dispozicion në sistemin operativ të Apple, iOS, Google Android dhe Kindle Fire, por edhe në kompjuterët personal.

Amazon Prime Music tashmë është në dispozicion vetëm në SHBA. Amazon i ngarkon përdoruesit e saj me një çmim prej 119 dollarësh për abonim në Amazon Prime. / Telegrafi /