Telegrafi

Amazon Kindle Unlimited ofron qasje në 600 mijë libra elektronik

Kindle Unlimited është shërbim i bazuar në abonim, i cili ua mundëson përdoruesve të saj të qasen në më shumë se 600.000 libra elektronik dhe në mijëra audio-libra, për një kosto mujore që arrin në 9.99 dollarë.

Për më shumë, përdoruesit që ende nuk janë të bindur se duhet ta blejnë këtë shërbim, mund të regjistrohen për një muaj test të shërbimit, dhe më pas të vendosin nëse duan ta vazhdojnë atë.

Amazon ka thënë se shërbimi mund të përdoret nga të gjitha pajisjet e linjës Kindle, si dhe aplikacionet e kompanisë.

Fatkeqësisht, shërbimi aktualisht është në dispozicion vetëm për përdoruesit në SHBA, mirëpo është paralajmëruar se shërbimi do të zgjerohet edhe në vendet tjera. /Telegrafi/