Gjiganti i shitjes me pakicë në internet Amazon, u gjobit me katër milionë euro nga Gjykata Tregtare e Parisit për futjen e klauzolave abuzive në kontratat e saj me shitësit e palëve të treta.
Sipas Nextinpact, vendimi i gjykatës aktualisht nuk është i disponueshëm.
“Gjykata vendosi për një numër të kufizuar të klauzolave, shumica e të cilave ishin azhurnuar tashmë në fillim të këtij viti. Si gjithmonë, ne mbetemi të përqendruar në zhvillimin e shërbimit më të mirë të mundshëm për klientët tanë dhe partnerët e shitjes”, njofton Amazon, përcjell Telegrafi.
Zyra franceze për Mbrojtjen e Konsumatorëve nuk ka komentuar vendimin e gjykatës. /Telegrafi/