Telegrafi

Amazon Fire, tableti që kushton vetëm 50 dollarë

Amazon Fire është tableti i ri i cili shitet me çmim të lirë prej vetëm 49,99 dollarësh, dhe do të jetë në dispozicion për përdoruesit më vonë gjatë këtij muaji, përkatësisht nga data 30 shtator 2015.

Tableti i lirë nga Amazon është i pajisur me ekranin prej 7 inç IPS dhe rezolucionin prej 1024 x 600 pixels bashkë me Quad-core 1.3 GHz dhe i mbështetur nga 1GB RAM.

Specifikat tjera të tabletit Fire përfshijnë edhe kamerën e pasme me 2MP për fotografi ose video incizime në 720p HD. Ndërsa kamera frontale VGA është e përkryer për thirrjet me Skype, thotë Amazon. (Telegrafi)