Telegrafi

Amazon do të krijojë modele të reja të Fire Phone

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jeff Bezos tha se edhe në të ardhmen e afërt nga Amazon do të shohim një model tjetër të Fire Phone.

Në fakt, gjatë konferencës së Business Insider në New York ai sugjeroi se Amazon do të fokusohet në modelin e ri të Fire Phone, derisa të arrijnë të krijojnë një model që do të jetë i suksesshëm dhe atraktiv për përdoruesit.

Pra, duket se lexuesit elektronik dhe tabletët nuk janë pajisjet e vetme që do ti shohim në të ardhmen nga Amazon, sepse kompania po i qëndron besnik synimit të saj për depërtimin edhe në tregun botëror mobil me Fire Phone. (Telegrafi)