Kanë qenë disa javë të këqija për kompanitë e teknologjisë derisa kompanitë se si Twitter dhe Meta njoftuan për pushime masive nga puna. Tani, Amazon sapo ka humbur 1 trilion dollarë në vlerën e tregut.
Për perspektivë, kjo është pothuajse si të humbasësh vlerën e Alphabet kompanisë mëmë të Google, që tani është rreth 1.13 trilion dollarë, transmeton Telegrafi.
Humbja e bën Amazon kompaninë e parë publike që humbet 1 trilion dollarë, sipas Bloomberg.
Aksionet e Amazon kanë humbur rreth 48 për qind të vlerës së saj vetëm këtë vit, krahasuar me korrikun kur kapitali i tregut të kompanisë arriti pothuajse 1.9 trilion dollarë.
Në nëntor, vlera e tregut të Amazon ra nën 1 trilion dollarë, disa ditë pasi kompania parashikoi një ngadalësim të rritjes së shitjeve për festat. /Telegrafi/