Site icon Telegrafi

Amazon App Store tani edhe për Evropë

Tani, lajmi ka dal të jetë i vërtetë pasi që Amazon ka njoftuar se do të fillojë me Amazon App Store edhe në Evropë, të cilin do ta lëshojë në funksion gjatë verës së këtij viti.

Amazon App Store fillimisht do të lansohet në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Francë, dhe Spanjë, ndërsa kompania ka thënë se ka plane që zgjerimi i dyqanit të saj virtual të aplikacioneve të ndodhë edhe në vendet tjera evropiane.

Edhe pse Amazon nuk ka dhënë asnjë datë të saktë të lansimit të App Store, zhvilluesit e aplikacioneve tashmë mund të dorëzojnë aplikacionet e tyre në platformën e Amazon. / Telegrafi /
 

Exit mobile version