Telegrafi

Amauri drejt Ligës Premier?

Tuttosport njofton se disa skuadra angleze janë të interesuara për shërbimet sulmuesit, ndërsa transferimi i tij në Angli do të mundësohet më lehtë kur Amauri të merr nënshtetësinë italiane.

Amauri u transferua te bardhezinjtë në vitin 2008 nga Palermo për shumën prej 26 milionë eurosh, mirëpo nuk arriti ta tregonte atë që pritej nga ai.

Kështu, Juventusi planifikon ta shesë në mënyrë që të mos i paguajë 3.8 milionë euro për sezon, aq sa është paga e tij. /Telegrafi/