Site icon Telegrafi

Ambasadori Abdulkadër Memedi dorëzoi letrat akredituese në Arabinë Saudite

Ambasadori i Maqedonisë në Arabinë Saudite, Abdulkadër Memedi, e udhëhoqi grupin prej 22 ambasadorëve, që morën pjesë në audiencën e Mbretit saudit, Salman Bin Abdulaziz Al Saud, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e mbajtur në pallatin mbretëror në Riad, Memedi prezantoi letrat akredituese në Arabinë Saudite, vend që shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Maqedoninë.

Interesi i bashkëpunimit përfshinë të gjitha sferat me rëndësi për të dy vendet, përfshirë angazhimin e përbashkët në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit./Telegrafi/

Exit mobile version