Përbërësit:
* 1 lugë çaji kafe ekspres e bluar
* 3 lugë çaji me ujë të zier
* 360 gr miell bajame
* 220 gr sheqer
* 3 të bardha veze, të rrahura pak
* xhem vishnjash
Përgatitja:
Nxehni fillimisht furrën në 180 gradë dhe lyejeni tavën me pak yndyrë.
Në një enë të vogël bashkoni kafen me ujin, më pas në një enë tjetër përzieni këtë me miellin e bajames, sheqerin, xhemin e vishnjave dhe të bardhat e vezëve me mikser, duke krijuar një pastë. Formoni prej kësaj toptha të vegjël dhe futini në tavë.
Lërini të piqen për 20 minuta, derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë në fund.
Pasi të ftohen vendosini në një pjatancë për t’i shërbyer. /Telegrafi/