Site icon Telegrafi

Amaneti i Jobs: Apple të krijojë iCar

Dhe kjo nuk është hera e parë që është dëgjuar për interesin e Steve Jobs në prodhimin e një makinë nën markën e kompanisë të cilin ai e kishte krijuar. 

Anëtar i bordit të Apple, Mickey Drexler tha se ëndërra e Jobs ishte të bënte makinën e cila do të quhej iCar.

Edhe pse shumica nuk besojnë në këtë ide, duhet të dihet se dy nga anëtarët e bordit të Apple të cilët njëkohësisht janë edhe dy drejtues shumë të rëndësishëm të kompanisë, janë edhe entuziast të mëdhenj të makinave. 

Eddy Cue, i cili udhëheq shërbimet e internetit vozit Ferrari, ndërsa Phil Schiller, drejtues i marketingut të Apple gjithashtu “çmendet” pas veturave, dhe kjo mund të vërehet në cicërimat e tij në Twitter. 

Ndërsa Google është duke eksperimentuar me makinat të cilat vozitën vet, Apple mund të futet në tregun e ri me iCar, për të luftuar me Google dhe për të përmbushur amanetin e themeluesit të kompanisë, Steve Jobs. / Telegrafi / 

Exit mobile version