Shërbimi i transmetimit ‘Peacock’ ka publikuar një trailer për serialin “Long Bright River”, me protagoniste fituesen e Emmy dhe Golden Globe, Amanda Seyfried.
“Long Bright River” është përshtatja e shumëpritur e romanit më të shitur me të njëjtin emër nga autorja Liz Moore.
Seriali ndjek oficerin e policisë Mickey dhe kur lagjja e saj goditet nga një seri vrasjesh, ajo fillon të kuptojë se e kaluara e saj mund të lidhet me të gjithë rastin.
Romani eksploron marrëdhënie komplekse familjare dhe temën e ballafaqimit me të kaluarën. Seriali u shkrua nga Moore dhe Nikki Toscano, dhe episodet u drejtuan nga Hagar Ben-Asher.
Toscano Moore, Ben-Asher, Amy Pascal, Neal H. Moritz, Pavun Shetty dhe Amanda Lewis janë producentë ekzekutivë.
Së bashku me Seyfried, kasti kryesor i këtij mini-seriali përfshin Nicholas Pinnock, Ashleigh Cummings, Callum Vinson dhe John Doman.
“Long Bright River” nuk është përshtatja e vetme e një bestseller që do të shfaqë “Seyfried” këtë vit.
Gjegjësisht, kjo aktore do të shfaqet edhe në filmin “The Housemaid”, i cili është adaptim i romanit me të njëjtin emër me regji të Paul Feig.
Përveç kësaj, ajo do të luajë në muzikalin “Ann Lee”, të drejtuar nga Brady Corbet dhe Mona Fastvold.
Seriali “Long Bright River” do të ketë tetë episode që do të jenë të disponueshëm në Peacock duke filluar nga 13 marsi i këtij viti. /Telegrafi/