Telegrafi

Amanda Seyfried drejt martesës

Njëra ndër femrat më të bukura të Hollywoodit ka vendosur të martohet. Aktorja amerikane, Amanda Seyfried, është fejuar me Thomas Sadoskin, pas lidhjes gjashtëmujore.

Çifti i lumtur për herë të parë ishin takuar në mars të këtij viti, kurse lajmi është konfirmuar nga revista amerikane US Weekly, transmeton Klan Kosova.

“Tommy dhe Amanda së fundmi janë fejuar dhe këtë lajm e kanë ndarë me miqtë e familjarët e tyre”, ka thënë një burim i afërt i çiftit.

30-vjeçarja Amanda dhe 40-vjeçari Thomas kishin filluar të takoheshin pas xhirimeve të komedisë “The Last Word”, që do ta ketë premierën gjatë këtij viti.