Aktorja Amanda Kloots ka folur me pikëllim për vdekjen e bashkëshortit të saj, Nick Cordero, i cili vdiq nga komplikimet e coronavirusit pasi qëndroi mbi 90 ditë në spital.
Ai ishte 41-vjeçar.
“Bashkëshorti im ishte një njeri shumë special”, ka thënë aktorja e famshme për revistën People. “Ai ishte miku i çdokujt. Ne i mësuam shumë gjëra njëri-tjetrit. Ne kënduam dhe kemi kërcyer në çdo vend. Vetëm duke e parë se si i bënte gjërat më qeshte fytyra”, shtoi ajo.
“Si burrë nuk kishte një ditë që ai nuk më tha se ‘isht3e me fat. Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa shumë më mungon, prezenca dhe zëri i tij. Jam e thyer”, ka thënë mes tjerash ajo.
Cordero ka lënë pas bashkëshortën, 38-vjeçare, me të cilën u martua në shtator të vitit 2017 dhe djalin njëvjeçar, Elvis Eduardo.
Çifti u takuan për herë të parë në vitin 2014 gjatë xhirimeve të ‘Bullets Over Broadaëay’, për të cilin u nominua me një çmim ‘Tony’.
Amanda e njoftoi vdekjen e tij përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale ku shkroi, “Më duket e pabesueshme dhe jam e lënduar kudo. Zemra ime është e thyer dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa të. Nick ishte një dritë shumë e ndritshme. Ai ishte shoku i çdokujt, dëgjues i mirë, ndihmues e më së shumti komunikativ. Ai ishte një aktor dhe muzikant i mahnitshëm. Ai e donte familjen e tij dhe e donte jetën e të qenurit baba dhe bashkëshort. Elvisit dhe mua do do na mungojë në çdo gjë që bëjmë, çdo ditë”. /Telegrafi/