Aktorja e popullarizuar, Amanda Holden, bëri një dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj, Chris Hughes, për të shënuar 12 vjetorin e martesës të enjten.
Ylli i “BGT”, 49 vjeçare, ndau një çast të mahnitshëm me partnerin, të cilin e ka çmuar mjaft shumë si një bashkëshort dhe baba.
“Pothuajse 18 vjet bashkë dhe të martuar që 12 vite”, tha ajo. “Unë nuk mund ta jetoja jetën time pa këtë njeri gazmor, të mrekullueshëm dhe të zgjuar”.

“Ai është babai më i mirë dhe themeli ynë, të dua”, vazhdoi modelja.
Në momentin e shpërndarë me fansat, i cili duket të jetë realizuar verës, Amanda shfaqet e mrekullueshme me një fustan rozë, ndërsa Chris me një triko të zezë të markës ‘Hugo boss’.
Çifti kanë së bashku vajzat Alexa, 14 vjeçe dhe Hollie, tetë vjeçe.
Ata u martuan në një ceremoni romantike në Babington House, Somerset në vitin 2008. /Telegrafi/