Site icon Telegrafi

Amanatidis: Marrëveshje do të ketë për emrin, nëse pala maqedonase pajtohet

Zv. ministri për Punë të Jashtme greke, Yannis Amanatidis, thotë se marrëveshje do të ketë, nëse pala tjetër pajtohet.

Sipas tij, pas 11 muajsh bisedime, kryeministrat Zaev e Tsipras janë në pritje që të shohin atë për të cilën janë pajtuar ministrat e Punëve të Jashtme, e që është përgatitur nga ekipet teknike dhe juridike të të dy vendeve.

Ai shpreson shumë se marrëveshja do të merr mbështetje të gjerë në Greqi, duke theksuar se marrëveshja ka karakteristika të interesit kombëtar grek./Telegrafi/

Exit mobile version