Site icon Telegrafi

Amal nuk i kishte thënë menjëherë po martesës me George Clooneyn

George Clooney ka qenë një ndër meshkujt beqar më të kërkuar për martesë.

Megjithëkëtë, e dashura asokohe e aktorit amerikan, Amal nuk i ka dhënë përgjigje të menjëhershme pozitive për martesë.

Avokatja ka pohuar se ka mbetur pa tekst në momentin e propozimit dhe e ka lënë pa përgjigje Clooneyn rreth gjysmë ore.

“Ai u ul në gjunjë para meje, me një muzikë romantike dhe nxori unazën, e cila gjë më lë të shtangur. Iu desh të qëndronte 20 minuta të tëra në gjunjë para meje, para se t’i thosha po, pasi unë kisha mbetur tërësisht e shtangur”, ka pohuar Amal.

Theksojmë se çifti u martua në vitin 2014, ndërsa këtë vit u bënë prindër të dy binjakëve.

Amal duket se ka ndryshuar jetën e aktorit, pasi ai gjatë gjithë jetës së tij ishte shprehur se nuk do bëhej ndonjëherë baba. /Telegrafi/

Exit mobile version