Telegrafi

“Ama Dorën” më 16 janar në ekran të madh

“Ama Dorën” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe trajton dukurinë e narkomanisë si dhe abuzimin me drogë nga të rinjtë kosovarë.

Skenari i filmit është bërë nga Blerim Gjoci ndërsa muzika është kompozuar nga Maria Del Mare Bermudez.

Në film aktrojnë Blerim Gjoci, Vjosa Shala, Besfort Daka, Ylber Bardhi, Lirak Çelaj, Ernest Zymberi, Vedat Haxhiislami, Bislim Muçaj, Aurita Agushi, Armend Ismajli, Kushtrim Sheremeti, Muhamed Arifi, Shpëtim Selmani, Shpëtim Kastrati, Kumrie Hoxha, etj.

Filmi është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, SIDA dhe UNICEF-i. /ktv/