Alyssa Milano zbuloi të dielën në Twitter se është duke pësuar rënie të mëdha të flokëve pas infektimit me COVID-19.
Aktorja ka qenë duke u përballur me coronavirusin që nga marsi, që kur ka treguar përvojën e saj me temperaturë dhe kokëdhimbje.
“Mendova të ju tregoj se çfarë i ka bërë flokëve të mi COVID-19”, ka shkruar Milano në Twitter krahas videos.
Në video shfaqet ylli amerikan duke krehur flokët pasi i ka larë.
“Unë vetëm desha të ndaj me juve se çfarë ka bërë COVID-19 në kokën time”, vazhdoi ajo.
Duke mbajtur një grumbull të madh flokësh para kamerës ajo shtoi, “Një krehje, kjo është humbja e flokëve nga Covid-19. Vendosni atë maskë të mallkuar”.
Thought I’d show you what #Covid19 does to your hair. Please take this seriously. #WearADamnMask #LongHauler pic.twitter.com/H0wCmzYswV
— Alyssa Milano (@Alyssa_Milano) August 9, 2020
Në një intervistë me CNN javën e kaluar, aktorja tha se ajo ishte duke pritur për këshilla nga mjekët se çfarë të bëjë gjatë kësaj kohe që është në shërim, duke theksuar se nuk është e qartë se cilat hapa të ardhshëm duhet të marrë.
“Pyetja ime është se nuk kam udhëzime se çfarë të bëj pasi të shërohem. Unë nuk e di nëse duhet të kontrolloj zemrën time, mushkëritë?”, tha më tej ajo.
Aktorja gjithashtu inkurajoi ndjekësit të mbajnë maskën, distancën dhe të pastrojnë duart sa më shpesh.
“Nuk dua të ndjeheni siç jam ndjerë unë”, thekson Milano. /Telegrafi/