Karateistët nga Kosova kanë filluar garat pozitivisht në Premier Ligën e karatesë që po mbahet në Paris të Francës.
Alvin Karaqi është karateisti i parë që ka filluar garat sot (e shtunë) në Premier Ligën e karatesë që po mbahet në Paris.
Aty karateisti nga Kosova arriti ta mbyll garën me një fitore dhe një humbje.
Me fitoren e marrë, Alvini arkëtoi pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Karaqi mundi karateistin nga Afrika e Jugut, Faraj Alnashri, ndërsa u mposht nga Daniyar Yuldashev (Kazakistan), në kategorinë deri në 84 kilogramë.
Në garën e Parisit po marrin pjesë plot 100 garues më të mirë nëpër kategori nga e gjitha bota.
Përveç Karaqit, nga Kosova marrin pjesë edhe Herolind Nishevci në kategorinë mbi 84 kilogramë, Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg).
Me ekipin e karatesë ndodhet edhe përzgjedhësi Ylber Syla. /Telegrafi/