Telegrafi

Alves shpreson që Ronaldo të luajë

“Dëshiroj që ai të jetë në Camp Nou të dielën, sepse në ndeshje të mëdha si këto, të gjithë lojtarët më të mirë duhet të luajnë”.

“Ne do ta vendosim Clasicon me vendosmërinë tonë”, ka thënë braziliani për AS.

Alves beson se lojtarët e Realit të cilët u mposhtën 6-2 në Santiago Bernabeu sezonin e kaluar, do të udhëtojnë në Camp Nou me dëshirën e flaktë për t’u hakmarrë, prandaj parashikon një ndeshje të mirë. /Telegrafi/