Dani Alves ka arritur një rekord personal në Ligën e Kampionëve në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Monacos.
Zonja e Vjetër e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në udhëtim me rezultat 2-0, me golat e Gonzalo Higuain.
Ndërkaq, të dy golat e argjentinasit erdhën pas asistimeve fantastike të Alves.
Në këtë mënyrë, mbrojtësi brazilian për herë të parë në karrierën e tij ka prodhuar dy asistime në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Asistimi i tij i parë ishte me thembër, ndërsa i dyti ishte harkim dhe në të dyja rastet e nxori Higuainin në pozita që ai nuk i humbi. /Telegrafi/
2 – Dani Alves has provided two assists in a Champions League game for the first time in his career. Precious. #ASMJUV
— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 3, 2017