Telegrafi

Alves refuzon kontratën e re

Kampioni i Spanjës dëshiron t’ia vazhdojë kontratën brazilianit për të shmangur interesimin e vazhdueshëm të pasanikëve nga City. Megjithatë, mediumet spanjolle raportojnë për një refuzim të ofertës së parë të Barcelonës nga Alves, për shkak të mos plotësimit të kërkesave financiare të mbrojtësit brazilian.

City dëshiron të shpenzojë 50 milionë për brazilianin Alves, ndërsa edhe paga e ofruar nga City për të është astronomike. Nëse Barcelona nuk i plotëson së shpejti kërkesat e Alves, atëherë lirisht mund të përshëndetet nga ky i fundit. /Telegrafi/