Site icon Telegrafi

Alves nuk e ka ndërmend të largohet nga Barça

Mbrojtësi Dani Alves nuk e ka në plan të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, ka thënë agjentja e tij.

Të mërkurën është raportuar se braziliani është pajtuar të kalojë te Juventusi si lojtar i lirë, por agjentja e tij Dinorah Santana ka thënë se Alves nuk dëshiron largimin nga Spanja.

“Alves nuk e ka në plan të largohet nga Camp Nou sepse është i lumtur në klub dhe në këtë qytet”, ka thënë Santana për Mundo Deportivo.

Exit mobile version