Telegrafi

Alves: Në ndeshjen e parë na mungoi përvoja ndaj Realit, do të përpiqemi të fitojmë për tifozët

Pasi humbi 3-1 në ndeshjen e parë të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, Dani Alves pranoi se ekipi i tij, Paris Saint-Germainit, i mungonte përvoja.

Mbrojtësi brazilian beson se skuadra mund të fitojë ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit dhe kjo me ndihmën e tifozëve, pasi PSG-ja asnjëherë nuk ka humbur në këtë shtëpi në këtë sezon.

“Neve na mungonte përvoja [në ndeshjen e parë] sepse ne kontrolluam ndeshjen”, ka thënë fillimisht Alves në faqen zyrtare të PSG.

“Ne luajtëm 80 minuta të pabesueshëm kundër një kundërshtari të atij niveli, por kishim edhe 10 tjerë më shumë për të luajtur”.

“Për të marrë më të mirën në këto gara ju duhet të luani 95 minuta të përsosur”.

Alves gjatë ndeshjes së parë ndaj Real Madridit (Foto: PSG.FR)

Alves gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve për të mbështetur ekipin, por tha që nuk do të jetë e mjaftueshme.

“Një atmosferë e pabesueshme do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk bëjmë punën tonë në fushë. Megjithëse sigurisht do të ketë rëndësinë e saj”.

“Tifozët na japin forcë, përpiqemi të fitojmë për ta, ata do të jenë pas nesh dhe ne duhet të jemi të pranishëm gjithashtu”.

“Duhet të tregojmë se ne jemi të pamposhtur në stadiumin tonë”, përfundoi Alaves. /Telegrafi/