Telegrafi

Alves: Messi meriton çmimin e Lojtarit të Vitit

Braziliani beson se sulmuesi argjentinas është më i mirë në botë, pasi ndihmoi ekipin të fitojë tre tituj sezonin e kaluar, ndërsa vazhdon me formën e shkëlqyeshme edhe këtë fillim sezoni.

“Për të qenë më i miri në botë, duhet të jesh më ndryshe dhe Messi është i tillë në çdo ndeshje. Ne shpresojmë ai t’i fitojë të gjithë çmimet për lojtarin më të mirë”, ka thënë Alves për faqen zyrtare të klubit.