Telegrafi

Alves mbështet ardhjen e Robinhos

“Robinho është një lojtar i talentuar dhe një njeri i shkëlqyer. Ai është një lojtar, i cili mund të na japë gjëra shumë të ndryshme dhe të bukura. Nëse është e mundur që ai të vijë, unë do ta mirëprisja këtë transfer”, ka thënë Alves për “Sport”.

E njëjta gazetë të mërkurën ka raportuar se trekampioni planifikon ta transferojë brazilianin në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që nuk është në gjendje të paguajë 36 milionë euro për shërbimet e tij.