Telegrafi

Alves kërkon përqendrim ndaj Stuttgartit

Barcelona do të jetë nikoqir i ekipit gjerman në ndeshjen e kthimit, pasi në ndeshjen e parë nxori barazim 1-1.

“Nëse nuk jeni 200% të përqendruar, nuk jeni për këtë ndeshje. Ne duhet t’i mbushim bateritë dhe të jemi të përgatitur. Dua të kaloj në rundin e ardhshëm”.

“Ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme para fansave tonë dhe në stadiumin tonë. Nuk duhet ta keqpërdorim këtë. E dimë se sa e rëndësishme dhe e vështirë është kjo garë. Një rrëshqitje e lehtë dhe ata ju dërgojnë në shtëpi. Vërtet është një ndeshje e vështirë dhe duet të dalim të përgatitur”, ka thënë Alves. /Telegrafi/