Telegrafi

Alves kërkohet nga City

AS pohon se oferta e Cityt erdhi gjatë negociatave me Barcelonën për transferimin e Yaya Toures. Mancini ka përqendruar vëmendjen e tij kah Alves, pas refuzimit të hapur nga Maicon.

Që prej transferimit të tij nga Sevilla për 28 milionë funte në vitin 2008, Daniel Alves ka qenë njëri ndër figurat kryesore të Barcelonës, ndërsa ai ka kontratë edhe dy viti me klubin katalunas, ndërsa ende nuk ka filluar bisedimet me të për rinovim, duke lënë kështu dyert e hapura për klubin anglez. /Telegrafi/