Telegrafi

Alves: Kam qenë pranë Realit

“Kam pasur disa mundësi për të nënshkruar për Real Madridin, por në fund fati nuk e dëshiroi këtë për mua dhe më ofroi diçka shumë më të mirë. Unë jam i lumtur këtu dhe kjo i takon të kaluarës”.

“Unë pranova të qëndroja te Sevilla për shkak të vdekjes së Antonio Puertas. Ne kemi përjetuar një moment të paharrueshëm dhe dhimbja gjithmonë lë shenja në shpirtin tuaj. Gjithmonë mbetet në kujtimet tuaja”, tha Alves për revistën Soccer Is Life. /Telegrafi/