Site icon Telegrafi

Alves kalon te PSG, por ka një mesazh për Guardiolën

Dani Alves është bërë lojtari më i ri i Paris Sanit-Germain.

Braziliani pas një viti të kaluar te kampioni italian, Juventus ashtu siç erdhi prej Barcelonës, edhe u largua si transfero i lirë te ish-kampioni francez.

Megjithatë lojtari ka “thumbuar” ish-trajnerin te Barcelona, Pep Guardiola, i cili priste që ta ketë nën urdhra edhe te Manchester City, transmeton Telegrafi.

“Pep Guardiola dhe Manchester City nëse janë prekur me mua, më vjen keq. Kam ardhur këtu që të bëhem kampion”, deklaroi Alves.

“Lojtari që mund të na bëjë kampion mendoj se është Verratti. Erdha për të luajtur me italianin. Besoj që do të na ndihmojë”, tha ndër të tjerash Alves. /Telegrafi/

Exit mobile version