Telegrafi

Alves: Juventusi nuk luan për barazim me Sevillan

Juventusi nuk do të futet për barazim në ndeshjen me Sevillan, për të shikuar pozitën e sa në ndeshjen e fundit ndaj Dinamo Zagrebit.   

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, që dikur luante për Sevillan, ka thënë se nuk pret ndere nga skuadrat tjera.

“Nesër rezultati do të dihet në fushë, por ne jemi duke shikuar që ta mbyllim grupin në vendin e parë”.

“Nëse vjen këtu dhe shikon për një barazim mund të jetë një befasi e pakëndshme për ne, është vend i vështirë që të jesh këtu”.

“Nuk besoj që Sevilla do të luajë për barazim, e njoh këtë ekip dhe luajnë për fitore. Mund të jemi pishman nëse mbesim baras”, ka thënë Alves. /Telegrafi/