Telegrafi

Alves e dëshiron Robinhon te Barca

“Edhe pse nuk kemi realizuar transferime të mëdha si Real Madridi, skuadra jonë është e fuqishme”.

“Nëse më lejohet të rekomandoj ndonjë lojtar, atëherë do të kërkoja angazhimin e të gjithë lojtarëve të përfaqësueses së Brazilit”.

“Meqenëse kjo është e pamundur, mendoj se lojtari i cili do të përshtatej në mënyrë të përsosur në klubin tonë është Robinho”, ka thënë Alves, i cili ka shtuar se megjithatë katalunasit nuk duhet të shqetësohen për përforcime pasi që janë kampionë të Evropës për klube.