Telegrafi

Alves drejt rikthimit në Spanjë, Sevilla e kërkon brazilianin

Dani Alves (Foto: Mark Runnacles/Getty Images/Guliver)

Dani Alves është një futbollist i lirë pas largimit nga Paris Saint Germain.

Mbrojtësi brazilian ka shkëputur kontratën me kampionët e Francës dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Vetë reprezentuesi brazilian ka thënë se do të dëshironte një rikthim te Barcelona, por katalunasit nuk kanë reaguar fare për të.

Inter është skuadra tjetër që ka shprehur interesim për lojtarin, por duket se ai do të bëjë një rikthim në La Liga.

Dani Alves (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Është ish-skuadra e tij Sevilla që ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit për një rikthim të mundshëm.

36-vjeçari luajti te kjo skuadër nga viti 2002 deri në vitin 2008, para se të transferohej te Barcelona.

Sevilla është gati t’i ofrojë kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/