I sapo transferuari te Paris Saint-Germaini, Dani Alves, ka folur për bashkëlojtari e tij te klubi francez Angel Di Maria.
Braziliani ka thënë se nuk e ka fare problem se argjentinasi ishte në të kaluarën pjesë e Los Blancos.
“Është problem të luash me një ish-lojtar të Real Madridit si Angel Di Maria? Jo, do jetë një kënaqësi për mua”.
“Po flasim për një lojtar të madh, së bashku dua të arrijmë objektivin, Ligën e Kampionëve”, ka thënë Alves.
Alves kaloi te PSG si transferim i lirë nga Juventusi. /Telegrafi/