Site icon Telegrafi

Alves deklarohet pas rikthimit zyrtar te Barcelona: Kam luftuar pesë vite si i çmendur për këtë moment

Dani Alves është rikthyer në Barcelonë, pas insistimit të Xavit.

Barcelona ka rënë shumë viteve të fundit dhe Xavi ndjente se këta të rinj të talentuar, kanë nevojë t’i kenë afër disa legjenda për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të bëjnë që dhoma e zhveshjes të jetë në zjarr dhe kush më mirë se Alves e bën këtë gjë, legjendë e Barçës dhe futbollit në përgjithësi.

Përmes një postimi në Instagram, Alves tregoi se sa i lumtur është që u rikthye në shtëpi.

Lexo po ashtu Detajet e kontratës së Dani Alves me Barcelonën

“Pothuajse 5 vite duke luftuar si i çmendur për të arritur këtë moment. Nuk e dija që do të zgjaste kaq shumë, nuk e dija se do të ishte kaq e vështirë, por zemra dhe shpirti ma thoshte se kjo ditë do të vinte”, shkroi Alves.

“Kthehem në shtëpi nga ku kurrë nuk jam largu dhe siç thash para se të largohesha; UNË JAM NJË NGA JU, NUK E DI SA DO TË ZGJASË KJO ËNDËRR, POR SHPRESOJMË TË JETË E PËRJETËSHME!!

Lexo po ashtu Dani Alves nëse luan vetëm në një ndeshje do të bëhet lojtari më i vjetër në histori të klubit

“Shihemi së shpejti me të njëjtin entuziazëm si herën e parë dhe me të njëjtën dëshirë për të ndihmuar në rindërtimin e KLUBIT MË TË MIRË NË BOTË”, ka shkruar ai.

Alves pritet të bëhet lojtari më i vjetër që luan në histori të Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version